Sport15 Maj 2022, 15:55

Totenhemi kalon me vuajtje Bërnlin, skuadra e Kontes nuk ndalet në garën për Champions-in

Shkruar nga Pamfleti
Totenhemi kalon me vuajtje Bërnlin, skuadra e Kontes nuk ndalet në

Totenhemi kalon me vuajtje Bërnlin, skuadra e Kontes nuk ndalet në garën për Champions-in

Totenhemi ngjitet përkohësisht në vendin e katërt, pas fitores përballë Bërnlejt në javën e 37 të Premier Ligës. 

Skuadra e drejtuar nga Antonio Konte fitoi minimalisht këtë përballje, me anë të një goli të shënuar nga Herri Kejn në fundin e pjesës së parë, përmes një penalltie të realizuar në gol nga vetë ai. 

Tashmë sytë e Kontes janë nga sfida e nesërme, ku Arsenali do të përballet në transfertë me Njukasëllin, ku shpreson për një disfatë të skuadrës së Artetës, për të ruajtur vendin e katërt që të dërgon në Champions. 

Totenhemi mban mban vendin e katërt në renditje me 68 pikë, ndërsa Topçinjtë ndodhen në vendin e pestë me 66 pikë dhe një ndeshje më pak. 

Sport Bërnli Premier Liga Totenhem