
Totenhemi kualifikohet në raundin e 4 të Kupës së Anglisë, Herri Kejn 1 gol larg rekordit 52-vjeçar të “Spërsave”
Tottenhami ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Portsmuthit dhe është kualifikuar në raundin e katërt të Kupës së Anglisë.
Golin e vetëm dhe të kualifikimit për ekipin e Antonio Kontes e realizoi Herri Kejn në minutën e 50 të ndeshjes.
Me këtë gol, sulmuesi i kombëtares së Anglisë arriti në 265 me fanelën e Totenhemit dhe tani është vetëm një gol larg nga “kapja” e legjendarit Xhimi Grivs, i cili ka realizuar 266 gola, si golëshënuesi më i mirë i klubit londinez. Herët a vonë, Kejn do ta barazojë dhe ta kapërcejë atë, megjithatë ka një moment të jashtëzakonshëm që bashkon
Dy golashënuesit më të mirë të Totenhemit, Grivs kishte shënuar golin e tij të 265, më 7 janar 1970 në një ndeshje të raundit të tretë të FA Cup.
Pikërisht, 52-vjet më vonë, më 7 janar 2022, Herri Kejn shënoi golin e tij të 265 me fanelën e Totenhemit në një ndeshje për raundin e 3 të FA Cup.