
Toti akuzoi Ilarin se i ka vjedhur orët, gazetari ironizon legjendën e Romës: Kujdes! Ajo bën magji
Ndarja e Françesko Totit nga bashkëshortja Ilari Blasi padyshim është një nga ngjarjet mediatike të këtij viti. Kjo për shkak se ish-futbollisti akuzohet se i ka vjedhur çantat nënës së tre fëmijëve të tij, ndërsa ajo Rolekset.
Korrespondenti i emisisonit satirik “Striscia la Notizia”, Valerio Stafeli, ironizoi ish-kapitenin e Romës.
Pasi i dorëzoi “Tapirin e Artë”, ai i tha Totit që të mos i tregonte asgjë asaj, pasi mund të zhdukte trofeun.
“Mos i thuaj Ilarit, përndryshe do të zhduket edhe kjo. Ajo bëri magji duke i zhdukur të gjitha orët”, u shpreh Stafeli.
Ndërsa Toti iu përgjigj menjeherë duke i thënë: “A thua? Do ta shohim”.