Sport25 Gusht 2019, 19:49

Tottenham dështon në shtëpi, VAR-i një vegël pa kuptim në Angli!

Shkruar nga Pamfleti
Tottenham dështon në shtëpi, VAR-i një vegël pa kuptim

Pas disa mundësive të mirë për vendasit, ishte blerja rekord e Newcastle, Joelinton që ka ndëshkuar Tottenham në minutën e 27’ të takimit. Ai ka shfrytëzuar më së miri një pasim të Atsu, duke dërguar topin në rrjetë dhe
duke befasuar të gjithë tifozët e pranishëm në Tottenham Hotspur Stadium.

Spurs nuk janë në formë të mirë pasditen e së dielës dhe teksa minutat kalojnë, ata nuk krijojnë mjaftueshëm për të ndëshkuar miqtë. Në çerek orëshin e fundit të takimit vendasit hidhen në sulm, por pa arritur të
shpëtojnë të paktën një barazim nga kjo sfidë.

Madje VAR nuk akordon një penallti pas një faulli të dukshëm ndaj Harry Kane brenda zonës

Sport Tottenham VAR