Sport23 Maj 2018, 13:21

Trabzonspori ofron 200 mijë euro për Ali Soue, fjalën e fundit për sulmuesin e Skënderbeut do ta thotë Kievo

Shkruar nga Pamfleti

Trabzonspori ofron 200 mijë euro për Ali Soue, fjalën e fundit për sulmuesin e Skënderbeut do ta thotë Kievo

Merkato nis zyrtarisht më 1 qershor, por për shumë lojtarë kanë nisur lëvizjet dhe madje nga kampionati ynë, dy talente si Kristal Abazaj dhe Sindrit Guri kaluan në Belgjikë respektivisht me klubet e Anderlehtit dhe Ostendes. Ndërkohë, Ali Soue, sulmuesi i huazuar te Skënderbeu nga Kievo, ka rënë në sy me golat që ka shënuar me fanellën e ekipit korçar. Sezoni i shkëlqyer që ai ka zhvilluar, ka bërë që për të të interesohen klube të huaja dhe Skënderbeu do ta ketë të pamundur ta mbajë, pavarësisht se dëshira është e madhe.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Për sulmuesin një pronësi të Kievos është futur në lojë Trabzonspori, ekipi i madh turk, që duket se ka kohë që po e ndjek lojtarin nga Gambia. Lajmin e konfirmon shtypi turk, që e quan sulmuesin e Skënderbeut një makineri golash. Shuma e ofruar nga Trabzonspori është 200 mijë euro dhe gjasat janë që Kievo të pranojë. Sulmuesi nga Gambia ka shënuar 21 gola në kampionatin shqiptar, ku po shpallet kampion me Skënderbeun, por ka dhënë edhe 5 asiste. Soue është momentalisht “Këpuca e Artë” e sezonit në Shqipëri, pasi është dy gola më shumë se Guri rival, edhe pse mund të ndodhin cuditë në javën e fundit. /Pamfleti Sport

Sport