Aktualitet17 Qershor 2022, 13:39

'Tradhtoi atdheun dhe popullin', si u përjashtua Kadare nga Byroja e Komitetit të Partisë në 90-ën (dokumenti)

Shkruar nga Pamfleti

'Tradhtoi atdheun dhe popullin', si u përjashtua Kadare nga Byroja e Komitetit të Partisë në 90-tën (dokumenti)

Politologu Afrim Krasniqi është kthyer sot në retrospektivë duke kthyer dokumentin e vitit 1990 ku shkrimtari i njohur, Ismail Kadare u përjashtua nga partia. Ai u konsiderua si tradhtar i atdheut dhe popullit pasi kërkoi azil politik në Francë aso kohe.

Në dokument shihet sesi vendimi është firmosur nga sekretari nga sekretari i partisë së rrethit, Pajtim Bello dhe mbart datën 1 dhjetor 1990.

“Vetëm një javë nga 8 dhjetor 1990, më 1 dhjetor Byroja e Komitetit të Partisë Tiranë vendosi në mungesë përjashtimin njëzëri të shkrimtarit I.Kadare nga PPSH.

Duke kërkuar strehim politik në Francë “tradhtoi Atdheun dhe popullin” thuhej në vendim.

Më herët, një ditë pas njoftimit në VOA, më 26 tetor përjashtimi u bë fillimisht nga organizata e Partisë në Lidhjen e Shkrimtarëve, vendim që u konfirmua disa ditë më vonë nga aparati i Komitetit të Partisë në rreth dhe në fund në dhjetor nga Byroja e KP.

Për statistikë, shumë prej atyre që ishin më 1 dhjetor në OP në LSHA, në aparatin e KP, në Plenumin e KP Tiranë apo në Byronë e KP Tiranë, pas dhjetorit 1990 u bënë figura politike, akademikë, deputetë e zyrtarë të lartë në parti të ndryshme, natyrisht duke na rrëfyer se ishin kundër sistemit që drejtonin.

Hapja e plotë dhe e pacensuruar e arkivave 1988-1991 do të ishte një ndihmë e madhe për të kuptuar më mirë procesin e transformimit / zhvendosjes nga sistemi njëpartiak tek pluralizmi”, shkruan Krasniqi në Facebook.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Dossier Isamil Kadare

Aktualitet