Pas publikimit të shprehjeve fetare dhe të personaliteteve të mëdha, që filloi ti postonte pas fatkeqësisë së tërmetit, kryeministri Rama, ka fituar tashmë një tjetër traditë, atë të pasnatës, që informon personat e shëruar.
Kryeministri Rama ka njoftuar se edhe 15 pacientë të tjerë janë shëruar nga koro.na.virusi mbrëmjen e sotme.
“LAJM I MIRË: 15 TË SHËRUAR SOT”, shkruan kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook.
Në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv sipas përditësimit të sotëm të shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, 377 persona, prej të cilëve 22 kanë humbur jetën dhe 131 të tjerë janë shëruar, bashkë me shifrat e sotme.