Aktualitet23 Qershor 2022, 22:39

Trafikantë droge dhe pedofilë, Britania e Madhe ekstradon në Shqipëri 23 të dënuar

Shkruar nga Pamfleti
Trafikantë droge dhe pedofilë, Britania e Madhe ekstradon në

Pas marrëveshjes së ekstradimit të miratuar pak kohë më parë, Britania ka deportuar në Shqipëri këtë të enjte 23 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas raportimeve të bëra nga mediat britanike, mes të deportuarve është një trafikant droge, një person i akuzuar për rrëmbin dhe një pedofil.

Gjithashtu i janë kthyer edhe persona, anëtarë të bandave të krimit të organizuar si dhe një person pa të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Këta individë janë përgjegjës për disa nga krimet më të tmerrshme, duke përfshirë përdhunimin, krimin e dhunshëm dhe shkeljet e rënda të drogës. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe kanë lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve që kanë kryer. Kjo Qeveri do të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të larguar shtetasit e huaj që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë dhe së fundmi ne kemi paraqitur Aktin e Kufijve për të ndihmuar në përfundimin e ciklit të kërkesave dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë largimet”, tha ministrja e Brendshme Priti Patel.

Aktualitet Britani ekstradim