Bota24 Dhjetor 2022, 21:36

Trafikuan 1 ton kokainë, dënohen me 110 vite burg anëtarët e grupit kriminal në Londër; iu sekuestrohen 24 mln paund cash

Shkruar nga Pamfleti

Tetë persona të arrestuar si pjesë e një grupi trafikantësh droge në Londër, janë dënuan me 110 vite burg. Sipas mediave britanike, ata ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, dhe për një periudhë të shkurtër prej disa muajsh, trafikuan mbi 1 ton kokainë dhe 50 kg heroinë.

Të arrestuarit përdornin platforma komunikimi të enkriptuara për të organizuar aktivitetin e tyre kriminal. Sipas “The Sun“, kreu i grupit, Sandeep Rao porosiste ngarkesa të mëdha droge çdo javë nga Dubai, por nuk e kanë bërë të ditur itinerarin që ndiqte lënda narkotike për të mbërritur deri në Mbretërinë e Bashkuar.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Shahzad Hussain, krahu i djathtë i Rao, kontrollonte shtëpinë e sigurt dhe përdorte makineri të nivelit të lartë të numërimit të parave në mënyrë që të numëronte shumat e mëdha të parave që gjeneroheshin nga furnizimi i madh i drogës nga grupi”, tha një zëdhënës i SEROCU në gjykatë.

Gjatë operacionit të zhvilluar në shtator të 2020-ës, autoritetet u gjetën atyre një shumë marramendëse prej 24 mln paundësh në cash.

Ata e drejtonin aktivitetin e tyre kriminal në një apartament në zonën e High Ëycombe në Londër, ku fshihnin lëndën narkotike dhe paratë.

Bota #Kriiminal grupi Londër