Vetëm 6 muaj pas nisjes së hetimit nga agjencitë partenere të SHBA-BE dhe denoncimit që i bëri “Pamfleti” më 27.06.2020, për grupet dhe të fortët e lidhur me politikën, që bëjnë trafiqe e kontrabandë me anije dhe barka peshkimi, ministrat Çuci, Balluku, Denaj, Ekonomi dhe drejtori Vëngu i Portit Detar-Durrës, kanë fshirë “Amzë”-n me të dhënat dhe identitetet e të licensuarve e punësuarve për lundrime transporti, biznesi e turizmi
Me një postim në “FB”, kreu i Drejtorisë Detare të Shqipërisë, Paulin Ndreu, ka denoncuar me të drejtë, fshirjen e Regjistrit “Amza Detare”, që ka të dhënat identifikuese të licesimit e aktivitetin sipas viteve, për personat, anijet e transportit, barkat e peshkimit e ato për qëllime turizmi-argëtimi.
Sipas drejtorit Ndreu, janë zhdukur të dhënat identifikuese certifikuese për 2000 të licensuar e të punësurar në aktivitetin e lundrimit detar; duke mos e përfillur fare Drejtorinë Detare e pa dhënë asnjë sqarim publik. Pyetjet, janë këto:
– Me çfarë urdhëri, vendimi e ligji, janë fshirë këto regjistra, kur janë vetëm disa letra e faqe elektronike arkivore dhe aktuale, që pasqyrojnë aktivitetin e lundrim-transportit detar?
– Cilët qeveritarë e “trima” të tyre, kanë patur e kanë “siklet” ligjor, nga ekzistenca e Regjistrit “Amza Detare”, me të dhënat e çdo të licensuari, mjeti detar e të punësuari në aktivitet detar në Shqipëri?
Drejtori Paulin Ndreu e ka trajtuar si skandal e krim kundër “historikut detar”, por dhe si bllokim të mundësive të punësimit të detarëve, në anijet me flamuj shqiptar e të huaj.
Ndërsa një lajm i publikuar nga “Pamfleti” më 27.06.2020 për investigimet e trafiqeve që bëhen me anijet dhe barkat shqiptare; krijon dyshimet e plota, se zhdukja e Regjistrit “Amza Detare”, lidhet me këto trafiqe, të kapura shumë herë e të lëna pa ndëshkim nga drejtësia.
Prandaj, nuk është as çudi e as “rastësi”, që zhdukja e të dhënave “Amza Detare”, po bëhet 6 muaj pasi agjensitë anti-trafik të SHBA-BE, kanë nisur e po bëjnë verifikim-hetimet për 374 anijet dhe barkat e licensuara për transport, peshkim, argëtim, kërkim shkencor kombëtar e ndërkombëtar nga shteti shqiptar.
Sipas raportit të DEA-EUROPOL, indicie për hetimin e sektorit të lundrimit nga partnerët anti-krim; ka qenë fakti se 159 licenca e mjete lundrimi, kanë eksponentë të krimit në trafiqe e kontrabandë; të cilët kanë punësuar edhe persona me precedentë penal për trafiqe e kontrabandë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Sipas ligjit, çdo subjekt e mjet detar ose person që licensohet; dhe oficer detar e detar i thjeshtë, që punësohet në anijet e marines tregtare shqiptare, pajiset me “Pasaportë Detare Personale”, me gjeneralitete si në Pasaportë e Kartë Identiteti.
Sepse kjo është mundësi identifikimi për secilin subjekt, mjet e person, kur dalin nga portet shqiptare, kur lundrojnë e ushtrojnë aktivitet në det, si dhe kur imbarkohen e zbresin në portet dhe territoret e shteteve të tjerë; por regjistri “Amza Detare”, nuk ekziston më mbasi është fshirë..
Sipas informacionit konfidencial, që “Pamfleti” ka marrë nga burime brenda ministrisë së Financave (doganat), si miratuese fundore e lejeve për dalje në det të anijeve me flamur shqiptar; regjistri është fshirë me propozim të ministrit Çuçi dhe miratim të 5 ministrave Çuçi, Denaj, Ekonomi, Peleshi e Klosi; si ministra të sektorit, polici, dogana, ushtri, turizëm-peshkim.
Pse? Këtë duhet ta hetojë SPAK, me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili ka detyrimin ligjor sipas Kodit të procedurës Penale, t’i përcjell SPAK-ut indicie për këtë krim me autorë zyrtarë të lartë të shtetit, 4 prej tyre ministra e deputetë./Pamfleti
Lexoni dhe denoncimin bërë 6 muaj më parë nga “Pamfleti”: http://pamfleti.net/anti-mafia-verifikim-374-anijeve-te-licensuara-per-peshkim-argetim-e-kerkim-shkencor-159-i-kane-eksponente-te-krimit/