
Suedia bën ligjin në Rusi aty ku dominon totalisht Gjermaninë. Nëse më herët, gjyqtari fali kampionët e botës duke mos i dhënë një penallti neto, këtë herë suedezët kalojnë në avantazh me aksion. Suedia shënon në minutën e 32-të me Toivonen.
Një krosim në zonë gjen të papërgatitur mbrojtësit, sulmuesi shtatlartë gjuan një parabolë dhe e dërgon në rrjetë për 1-0. Me këtë rezultat, skuadra e Gjermanisë i jep lamtumirën botërorit duke shkaktuar surprizën më të madhe.
Gjermani – Suedi 0-1
Shënues: Taivonen 32′
Gjermania: Neuer, Boateng, Rudiger, Kimmich, Hector, Kroos, Reues, Werner, Boateng, Rudy, Muller.
Suedia: Olsen, Lustig, Lindelof, Granqvist, Augustinsson, Larsson, Ekdal, Berg, Forsberg, Claesson, Toivonen