Aktualitet29 Mars 2019, 22:07

Tragjedia e Gërdecit, Fatmir Mediu i thotë burgut hapu

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia e Gërdecit, Fatmir Mediu i thotë burgut hapu

Tragjedia e Gërdecit, Fatmir Mediu i thotë burgut hapu

Ish kryeministri Berisha dhe ministri i tij i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që shkaktuan një tragjedi të vërtetë për fshatin e vogël të Gërdecit, nuk u dënuan kurrë për jetët e humbura, prindërit që mbeten pa fëmijë, fëmijët pa prindër e familjarët pa shtëpi.

15 marsi i 2008 është një ditë që nuk do të harrohet për shumë shqiptarë dhe sidomos për banorët e Gërdecit, të cilët humbën 26 familjarë nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve. Pas 11 vjetësh, përgjegjësit nuk janë vënë para drejtësisë, por enden të lirë nëpër studio televizive dhe rrugët e kryeqytetit.

Ish kryeministri Berisha dhe ministri i tij i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që shkaktuan një tragjedi të vërtetë për fshatin e vogël të Gërdecit, nuk u dënuan kurrë për jetët e humbura, prindërit që mbeten pa fëmijë, fëmijët pa prindër e familjarët pa shtëpi.

Së fundi,Fatmir Mediu është ankuar se në Shqipëri nuk ka drejtësi dhe Gjykatë Kushtetuese.

“Sot kemi një shtet i cili ka dy vite pa Gjykatë Kushtetuese. Vettingu duhet të fillonte nga poshtë nga gjykata e shkallës sëparë dhe jo tek gjykata Kushtetuese. Këtë gjë Rama e bëri për të marrë nën kontroll edhe drejtësinë ku miraton ligje antikushtetuese”, tha Mediu në një studio televizive.

Të flasë Mediu për drejtësinë, është njëlloj si të flasë krimineli për pafajësinë. Mediu që firmosi nisjen e aktivitetit të kompanisë në Gërdec, duke çuar drejt vdekjes me duart e veta 26 njerëz, mes tyre fëmijë, nuk ju ka kërkuar kurrë falje njerëzve që ju shkatërroi jetën. Gjen guximin të krekoset dhe të flasë për drejtësi, kur ndërgjegjia e tij është e mbushur me copa trupash, erën e mishit të djegur, skeletet e fëmijëve, me ëndrrat dhe shpresat e 26 shpirtrave njerëzor.

Shqipëria s’ka pasur asnjëherë një sistem të fortë të drejtësisë, por me këmbnguljen e SHBA-BE, së shpejti Reforma në Drejtësi do të krijojë rendin e duhur, për të dënuar çdo lloj krimi që është bërë nga politkanët në këto 29 vite pseudodemokraci, e mes tyre do të vihet drejtësia edhe për gjakun e pafajshëm të 26 viktimave të Gërdecit.

Kryesore Fatmir Mediu