Aktualitet14 Shkurt 2019, 10:31

Tragjedia me 14 të vdekur në Maqedoni, Kuvendi mban një minutë heshtje

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia me 14 të vdekur në Maqedoni, Kuvendi mban një

Tragjedia me 14 të vdekur në Maqedoni, Kuvendi mban një minutë heshtje

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në Maqedoni, ku si pasojë e një aksidenti vdiqën 14 persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.

Në hapje të seancës plenare për ditën e sotme, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci kërkoi që deputetët e mazhorancës dhe opozitës të ngrihen në këmbë për të respektuar viktimat dhe të plagosurit.

Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi dje në orët e pasdites në rrugën Shkup-Tetovë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se data 14 dhe 15 shkurt do të jetë ditë zie.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, në kilometrin e shtatë të saj teksa një autobus është përmbysur.

Aktualitet Kuvendi mban një minutë heshtje Tragjedia me 14 të vdekur në Maqedoni