Aktualitet29 Nëntor 2022, 22:00

Tragjedia me 6 viktima, helikopteri që transportonte Gramoz Pashkon nuk kishte çertifikatë të vlefshmërisë ajrore

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia me 6 viktima, helikopteri që transportonte Gramoz Pashkon nuk

Tragjedia me 6 viktima, helikopteri që transportonte Gramoz Pashkon nuk kishte çertifikatë të vlefshmërisë ajrore

Gramoz Pashko u shkëput gradualisht nga jeta politike për t’ju përkushtuar jetës akademike. Përmes dokumentarit të titulluar “Misteri i vdekjes së Gramoz Pashkos”, Inside Story ka analizuar me detaje çdo faqe të dosjes hetimore voluminoze të kësaj tragjedie.

Aso kohe Prokuroria e Tiranës nisi menjëherë hetimin për të zbuluar shkaqet e aksidentit ajror që ju mori jetën 6 personave. “Aksidenti i Pashkos është një ngjare e pazbardhur në gjykimin tim dhe e mbuluar me shpejtësi, për mua” u shpreh inxhinieri, Arben Meçe.

Sipas hetimeve të prokurorisë rezultonte se helikopteri Bell 222 nuk ka patur certifikatë të vlefshmërisë ajrore për udhëtimin në Itali.

Nuk është lëshuar kjo certifikatë. Sipas fotokopjes së certifikatës së këtij helikopteri i është dhnë një vlefshmëri e kufizuar për tre muaj. Për të shkuar jashtë shtetit, për të qëndruar dhe për tu kthyer nga baza e mirëmbajtjes dhe riparimeve.

Referuar dokumenatve zyrtarë helikopteri është pajisur me këtë cerfifikatë nga data 29 mars deri në 29 qershor 2006. Kjo vlefshmëri është përdorur për të çuar helikopterin për riparime në bazën e vetme të riparimeve në Gjermani. Ndërsa ditën që helikopteri është ngritur në fluturim drejtë Italisë, ka qënë pa këtë dokument.

Ky helikopter kishte ardhur në Shqipëri në vitin 1986, që atëherë është përdorur për trasportin e personaliteteve. Sipas dëshmisë së ish komandantit të këtij helikopteri përjashtohet çdo mundësi që mjeti të ketë patur probleme pasi sapo ishte kthyer nga shërbimet. Por një rregullore e përmendur prej tij do të ngrerë dyshime sa i përket aksidentit tragjik.

Sipas rregullores së forcave ajrore është përcaktur se pilotët që marrin pjesë në fluturim ditën nuk lejohet që të panizohen për fluturim natën. Ose duhet që të kryejnë 6 orë pushim dhe të bëhen gati për fluturim.

Sipas kronologjisë së ngjarjes rezulton se atë ditë ekuipazhii helikopterit kishte fluturuar drejt Pogradecit e më pas ishte kthyer në Tiranë. Ky fluturim është bërë për ish kryeministrin e atëhershëm Sali Berisha. Sipas deponimeve të dëshmitarëve pilotët nuk kanë mundur të pushojnë as dy orë dhe janë thirrur për fluturimin urgjent.

Më datën 16.7.2006 kam qenë me shërbim pranë zyrës së informacionit në Gardën e Republikës. Ka qenë ora 18:00-18:15 kur më është dhënë detyrë që me mjetin e gatshëm të shkoja në Laprakë, tek fusha e helikopterëve dhe të shoqëronte pilotët në shtëpi. Më pas në orën 19:30 më është njoftuar që të marrë pilotët dhe ti çojë te fusha e helikopterëve.

Pra rezulton se pilotët nuk kanë mundur që të pushojnë 6 orë siç është parashikuar në rregulloren e Aviaciontit Civil. Ndërkohë që shkelja tjetër ka të bëjë me atë që përcakton rregullorja se kush ka fluturuar ditën nuk duhet të fluturojë natën./ Inside Story

Aktualitet Gramoz Pashko