Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut Bujar Osmani në një konferencë për shtyp ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari.
“Sot në Sofje bashkërisht me autoritet bullgare të vendosim linja të drejtpërdrejta për bashkëpunim në më shumë nivele në lidhje me aksidentin e sotëm dhe menjëherë në MPJ u aktivizua grup punues, përkatësisht task forcë që do të merret me aktivitetet në lidhje me menaxhimin e pasojave nga kjo tragjedi e madhe”, u shpreh Osmani.
Më tej, ministri tha se gjatë kësaj dite është marrë vendimi që familjarët e viktimave nuk duhet të posedojnë dokumente me COVID-19, si dhe janë aktivizuar telefonatat SOS që sot gjatë gjithë ditës të kontaktoheshin familjarët e viktimave dhe të lënduarve nga MPJ.
“Gjithashtu dërgova udhëzim të dërgohen dy diplomatë me përvojë të cilët tashmë arrijnë në Sofje me çka rritet rritet kapaciteti në ambasadën tonë në Sofje për të dhënë ndihmë qytetarëve tanë gjatë procesit të identifikimit të viktimave”, u shpreh Osmani.
“Pas përfundimit të procesit të identifikimit vijon edhe procedura e transportimit të trupave të vdekur”, u shpreh Osmani.