Zbardhen identitetet e vajzave dhe nënës së tyre që humbën jetë në Fushë Arrëz.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë, ku nëna dhe vajzat ndërruan jetë për shkak të kontakti me energjinë elektrike.
Një nga vajzat ka qenë në dush dhe dyshohet se për shkak të një mase ajo ka rënë në kontakt me energjinë. Motra dhe nëna kanë shkuar për ta ndihmuar, por dhe ato kanë pasur kontakt me energjinë dhe kanë ndërruar jetë.
Viktimat janë identifikuar si Sidorela Kola 19 vjeç, Emiljana Kola 16 vjeç dhe Prendushe Kola 43 vjeç, nëna e vajzave.
Sipas raportimeve paraprake i dëmtuar ka mbetur dhe djali i familjes, i cili po ashtu ka shkuar për të ndihmuar, por rryma e ka hedhur dhe për pasojë ka marrë vetëm dëme, duke shpëtuar nga fati tragjik
“Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz. Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes“, njofton policia.