Kronike 3 Nëntor 2022, 07:35

Tragjedia në Itali me familjen shqiptare/ Dalin rezultatet e testit, shoferi 32-vjeçar kishte konsumuar drogë dhe alkool

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Itali me familjen shqiptare/ Dalin rezultatet e testit,

Orjol Lame, shoferi 32-vjeçar i makinës që u përplas me shtëpinë e braktisur në Reggio Emilia dhe për pasojë humbën jetën 4 anëtarët e familjes, rezultoi pozitiv në testin e drogës dhe të alkoolit.

Pasi kaloi një mbrëmje me djalin 2-vjeç, gruan 22-vjeçare, motrën dhe vëllain e saj, Lame mori makinën për t’u nisur në Parma ku jetonin prindërit e partneres. Shoferi, i vetmi i mbijetuar nga aksidenti tragjik ndodhet në gjendje kritike ndërsa nga testet toksikologjike rezulton se ka konsumuar drogë të ndryshme dhe alkool.

Shane Hyseni, 22 vjeçe, Mattias Lame, 2 vjeç, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni 11 vjeç humbën jetën në ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:00 në Via Emilia midis Cadé dhe Villa Gaida. Babai po drejtonte automjetin tip ‘Fiat Stilo’ të errët që humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të braktisur. Kur mësuan aksidentin tragjik që u mori tre fëmijët dhe nipin, gjyshërit e tronditurkujtonin bisedën e fundit me vajzën 22-vjeçare që i kishte kërkuar prindërve të merrte motrën e vëllain për të dalë në darkë që rezultoi të ishte e fundit për ta.

Rruga alternative ku ndodhi aksidenti është shumë e frekuentuar nga shoferët kur autostrada është e mbingarkuar. Për të rritur sigurinë, banorët e zonës kanë kërkuar shpesh nga institucionet që të vendosen kamera shpejtësie dhe limiti të jetë 30 km/h në zonë.

Kronike #Orjol Lame Itali