Bota11 Shkurt 2023, 15:59

Tragjedia në kufirin turko-sirian, shkon në 25.400 numri i viktimave

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në kufirin turko-sirian, shkon në 25.400 numri i viktimave

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani ka shkuar mbi 25,000. Tashmë është konfirmuar se në Turqi kanë vdekur 21 848 persona. Ndërsa 3553 të tjerë kanë humbur jetën në Siri.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 25.401.

Ndërkohë bëhet me dije se një grua ka vdekur në spital një ditë pasi u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Turqinë jugore, ku kishte mbetur e bllokuar për 104 orë.

Ekipet e shpëtimit nga Gjermania nxorën dje 40-vjeçaren Zeynep Kahraman nga rrënojat në qytetin Kirikhan, në jug të Turqisë. Ata e përshëndetën mbijetesën e saj një “mrekulli” pasi përpjekjet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit më vdekjeprurës të rajonit në dekada vazhduan të zbulonin më shumë trupa.

Megjithatë, Steven Bayer, udhëheqësi i ekipit ndërkombëtar gjerman të kërkimit dhe shpëtimit, tha se kishte mësuar nga vëllai dhe motra e gruas se ajo kishte vdekur në spital.

“Sapo e kemi njoftuar ekipin se ajo fatkeqësisht ka ndërruar jetë dhe tani po e përpunojmë këtë në ekip”, tha ai.

Bota Bilanci tërmeti Viktima