Sport 5 Tetor 2019, 13:41

Trajneri i Vllaznisë habit: Mund të fitojmë!

Shkruar nga Pamfleti
Trajneri i Vllaznisë habit: Mund të fitojmë!

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz beson se ekipi i tij mund të marrë maksimumin përballë Kukësit.

“Sfida me Kukësin nuk është aspak e vështirë, ne nuk kemi se çfarë të humbim, mundemi vetëm të fitojmë. Do ta shohim në fushë se si do të shkojë ky takim. Kam parë disa video të ndeshjeve të Kukësit brenda dhe jashtë, kanë sulm të mirë por edhe ne kemi mbrojtje të mirë. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Edhe Kukësi ka mbrojtje të mirë, por u ndala te sulmi sepse kanë në dispozicion Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj, Rroca etj…

Megjithatë, besoj se ia dalim pasi kemi filluar të funksionojmë ashtu si duhet. Të gjithë lojtarët do t’i kem të gatshëm, sot zhvilluam stërvitjen e fundit dhe çdo gjë duket mirë. Sa i takon formacionit, do të ketë vetëm lëvizje taktike. Në ndeshje hyjmë me idenë  e qartë për të fituar, pastaj çdo rezultat është i mirë. Sot në stërvitjen e fundit, kemi vënë re që edhe te lojtarët është një situatë optimale dhe kjo më bën entuziast edhe mua”, u shpreh trajneri i shkodranëve.

Sport Kukësi Vllaznia