Irlanda e Veriut barazoi ndaj Italisë në një ndeshje deçizive për kualifikueset e Botërorit. Italianëve tani u duhet të luajnë ‘play-off’ për të kaluar më tej. Nga kjo ndeshje, më e kënaqura ishte Zvicra, e cila u kualifikua direkt. Si shenjë falenderimi, trajneri Murat Jakin u ka dërguar irlandezeve një dhuratë.
Tekniku kishte premtuar se do të dërgonte çokollata në Irlandën e Veriut nëse ata do të ndihmonin Zvicrën të kualifikohej direkt. Në një video të postuar në rrjetin social ‘Twitter’, Murat Jakin dërgon 9.3 kilogram çokollata.
Irlanda e Veriut barazoi pa gola ndaj Italisë në grupin C dhe si rrjedhojë bëri të mundur që Zvicra të kualifikohej si kokë grupi me 18 pikë.
This is brilliant! Northern Ireland helped ?? to automatic qualification for the World Cup by holding Italy to a 0-0 draw in Belfast. @nati_sfv_asf kept their promise and has sent a very specific amount of chocolate their way! ??
? @nati_sfv_asf pic.twitter.com/Oun7AzS7sx
— ????????????? – Craig King (@FootballSwissEN) November 24, 2021