
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, foli në lidhje me fitoren kundër Argjentinës. Numri një i stolit qëndron me këmbë në tokë dhe nuk ul motivimin te skuadra e tij, megjithatë do që ekipi të vazhdojë në këtë formë. Ish-trajneri i Dinamos në Shqipëri sulmoi teknikun Horge Sampaoli në lidhje me sjelljen e tij në fund të ndeshjes.
“Nuk kemi bërë ende asgjë, fitorja ndaj Argjentinës ishte vetëm një arritje e vogël. E prisnim diçka të ngjashme, por jo në këtë mënyrë. Ekipi ka shënuar 11 gola dhe ka pësuar vetëm 1 të tillë, kjo tregon formën e mirë që ne po kalojmë në 5 ndeshjet e fundit.
Sampaoli nuk më tha asnjë fjalë në fundin e ndeshjes. Më vjen keq që u largua ashtu nga takimi dhe nuk më uroi për atë fitore. Unë nuk e kam bërë kur këtë gjë gjatë karrierës time si trajner”, – tha trajneri i Kroacisë. Ai njihet për karakterin e tij të fortë dhe pozivitetin.