Sport 8 Shtator 2019, 10:41

Trajneri luftëtar dorëzohet, sëmundje e mposht për ndeshjen e radhës

Shkruar nga Pamfleti
Trajneri luftëtar dorëzohet, sëmundje e mposht për ndeshjen

Sinisa Mihajovic është i detyruar të ndalet sërish. Pasi qëndroi në stolin e Bologna në dy ndeshjet e para të Serisë A, ndaj Verona dhe Spal, trajneri serb është detyruar të mungojë në takimin e radhës, atë ndaj Brescia.

Mihajlovic është i detyruar të rikthehet në spitalin “Sant’Orsola” në Bologna, ku do të nisë ciklin e dytë të kimioterapisë. Siç dihet, trajneri është i sëmurë me leuçemi, sëmundje që e preku në mes të verës.

Serbi qëndroi një herë në spital për 40 ditë, duke mos ndjekur “live” fazën përgatitore të skuadrës së Bologna. Në ndeshjen ndaj Brescia si trajner i parë do të jetë zv.vendësi i Mhajlovic, De Leo, ndërsa vetë trajneri do të komunikojë me një tjetër ttrajner të stafit të tij, për t’i dhënë këshilla përmes telefonit.

Sport Bologna