Kombëtarja e Kosovës është në kërkim të trajnerit të ri, pas largimit të Bernard Shallandes. Pas De Biazit dhe Feliks Magat, emri i ri që përflitet për marrë drejtimin e “Dardanëve” është Aleks Frei. Media zvicerane “Blick”, bën të ditur se 42-vjeçari, aktualisht është trajner i skuadrës së FC Uil, që garon në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.
Më herët, ai ka drejtuar skuadrat e grupmoshave të reja të Bazelit, për t’u bërë trajner i përkohshëm i ekipit të parë në vitin 2018. Frei si futbollist ka luajtur për shumë skuadra të njohura si Bazel, Dortmund, Renes, Servete, Luzern dhe Thun. Ndërkohë, ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës për 10 vite, duke regjistruar 84 paraqitje dhe duke shënuar 42 gola.