Politike11 Maj 2022, 12:49

“Transparenca për investimet strategjike”/ Tabaku: Konferenca e Kryetarëve votoi kundër ngritjes së Komisionit të Posaçëm

Shkruar nga Pamfleti
“Transparenca për investimet strategjike”/ Tabaku: Konferenca e

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ditën e sotme ka njoftuar se në Konferencën e Kryetarëve është votuar kundër ngritjes së komisionit të posaçëm për investimet strategjike.

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Kryesisë së kuvendit, Tabaku deklaroi se ky ligj është abuziv dhe prej saj kanë përfituar të afërm të anëtarëve të qeverisë.

“Kemi vënë re me afera korruptive. Të afërm të anëtarëve të qeverisë, duke vazhduar me klientë të qeverisë përballë gjithë infoirmacioneve publike. Konferenca e Kryetarëve votoi kundër ngritjes së komisionit të posaçëm për të bërë transparencë për investimet strategjike. E dimë që qeveria nuk do që të bëjë një komision si ai i inceneratorëve. Ky ligj është korruptiv, ka dhënë favore për një grusht të qeverisë. Është shtyrë në mënyrë abuzive. Po shpronëson pronën private. Unë besoj që ky ligj duhet të ishte parësore. Unë si deputete kam bërë kërkesa pafund se kush janë përfituesit e këtij ligji. Jam përballur me heshtjen e qeverisë. PD donte të bënte transparencë për investimet strategjike. Duke nisur nga projekti i portit të Durrësit. Rama vijon me shfaqjen e tij të radhës në një kohë që SPAK-u mund të vijojë me heronjtë e tjerë të qeverisë së tij. E inkurajoj SPAK-un që të vijojë të hetojë, ashtu siç thotë DASH-i korrupsionin e përhapur. Unë besoj që këto shfaqjet dhe krekosjet si gjeli mbi inceneratorët, nuk i shërbejnë askujt. Transparenca jepet duke bërë që ky parlament të funksionojë në mënyrë normale”, tha Tabaku.

Politike #Tabaku #Investimet strategjike