Kronike12 Shkurt 2023, 14:47

Transportonin drogë nga Holanda e Shqipëria, gjykata në Itali ul dënimet për dy shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Kasacionit në Itali ka ulur dënimet e dhëna në apel për tre prej të pandehurve të përfshirë në operacionin “Taxisist” të kryer nga drejtoria antimafia e qarkut Leçe në 2019, operacion që përfundoi me 12 të arrestuar.

Bëhet fjalë për Bledar Bajramaj, 34-vjeçar shqiptar me banim në Milano dhe Feim Lamaj, 38-vjeçari shqiptar, me banim në provincën e Pistoias.

Secilit prej tyre i ishte dënuar me njëzet vjet burgim nga gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e shkallës së dytë.

Dënimi i tretë është ai i Salvatore Circelli, 30 vjeç nga Lizzano, në provincën e Tarantos, i cili ishte dënuar nëntë vjet e 4 muaj në Apel.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Hetimi kishte të bënte me trafikun e drogës, të importuar nga Holanda dhe Shqipëria, për tu shitur më pas në sheshet e Leçes, Brindisit dhe Tarantos dhe përfundoi në dhjetor 2019 me 12 arrestime.


smile

Kronike #Bledar Bajramaj Feim Lamaj