Aktualitet13 Maj 2022, 09:45

Transportonte emigrantë të paligjshëm me makinë, arrestohet 36-vjeçari në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti
Transportonte emigrantë të paligjshëm me makinë, arrestohet

Transportonte emigrantë të paligjshëm me makinë, arrestohet 36-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

I riu Lefter Dauti është kapur në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, duke i transportuar emigrantët me një automjet tip “Ford” kundrejt shpërblimit me premtimin se do t’i çonte drejt vendeve të BE.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë

Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Tirana #trasportim emigrantë Gjirokastër