Sport19 Shkurt 2022, 18:58

Traversa i mohon fitoren Partizanit, të kuqtë ndajnë pikët në supersfidën e “Air Albania”, Vllaznia merr një pikë me

Shkruar nga Pamfleti
Traversa i mohon fitoren Partizanit, të kuqtë ndajnë pikët

Traversa i mohon fitoren Partizanit, të kuqtë ndajnë pikët në supersfidën e “Air Albania”, Vllaznia merr një pikë me 10 lojtarë

Përfundon ndeshja e javës së 21 në Kategorinë Superiore. Supersfida mes Partizanit dhe Vllaznisë, e luajtur në “Air Albania” është mbyllur në barazim 1-1.

Miqtë akluan të parët në avantazh në minutën e 11. Liridon Latifi nuk fali duke shënuar në versionin “Panenka”. Shkodranët shpërthyen në festë.

 Vllaznia mbeti me 10 lojtarë në minutën e 48 të pjesës së parë, pasi Hakaj doli me të kuq, pasi goditi me brrylë kundërshtarin.

Goli i barazimit për “Demat” erdhi në minutën e 65. Pas një harkimi nga e djathta, topi u deviua dhe shkoi te Cara i cili gjen rrjetën, Vijërojtësi anuloi golin, por VAR-i konfirmoi se sulmuesi ishte në pozicion të rregullt.

Të kuqtë tentuan deri në fund për të gjetur golin, por Cara u ndal nga traversa.

Me këtë barazim, Partizani renditet në vendin e 5 me 29 pikë, ndërsa Vllaznia mban vendin e 4 me 34 pikë.

Sport Kategoria Superiore Partizani Vllaznia