Kronike15 Janar 2019, 19:18

Tre gardianë dhe një i burgosur përfundojnë në spital

Shkruar nga Pamfleti
Tre gardianë dhe një i burgosur përfundojnë në spital

Tre gardianë dhe një i burgosur përfundojnë në spital

Tre punonjës të paraburgimit në Durrës si dhe një i burgosur janë paraqitur në spital me shenja helmimi.

Gardianët dhe i burgosuri janë ndjerë keq pak minuta pasi kanë konsumuar ushqim të përbashkët.

Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas bluzave të bardha ata po mbahen nën mbikëqyrje deri në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Policia ka nisur hetimin për rastin në fjalë.

Nga ana tjetër, ekspertët kanë marrë mostrat e ushqimit me qëllim zbulimin e origjinës se helmimit.

Kronike Durrës te plagosur