Aktualitet26 Nëntor 2022, 10:00

Tre vite nga 26 nëntori, Hohmann: Vijojmë me programet për rindërtimin, sot kemi shkolla më të mira falë mbështetjes së BE

Shkruar nga Pamfleti
Tre vite nga 26 nëntori, Hohmann: Vijojmë me programet për

Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann ka kujtuar 3 vjetorin nga tërmetit të 26 nëntorit, i cili iu mori tragjikisht jetën 51 personave. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Hohmann ka vënë në dukje 2 programet e Bashkimit Evropian për rindërtimin: ‘BE për kulturën’ dhe ‘BE për shkollat’.

Sipas Hohmann, më shumë shkolla, kopshte dhe vende historike janë rindërtuar falë mbështetjes së BE-së.

“Sot tre vjet më vonë shohim një numër shkollash dhe kopshtesh që janë rindërtuar. Shohim vende historike që janë restauruar dhe po restaurohen tani. Me moton tonë ‘Të rindërtojmë më mirë’, tani kemi shkolla që përmbushin standardet europiane dhe vende historike që janë rindërtuar me gjithë shkëlqimin e tyre për t’u gëzuar nga brezat e ardhshëm. Në do të vazhdojmë me programet tona kryesore ‘BE për kulturën’ dhe ‘BE për shkollat’ që të vazhdojmë rindërtimin. Tani dua të falënderoj popullin shqiptar për rezistencën dhe forcën për ndërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues. Jam këtu për t’iu bërë edhe një premtim: BE është këtu që të vazhdojë t’iu mbështesë, por edhe për t’iu ndihmuar të ndërtoni të ardhmen tuaj në BE”– thotë Hohmann.

Aktualitet #Hohmann BE