Aktualitet31 Janar 2023, 10:26

Tregtonin celularë kontrabandë, arrestohen dy vëllezër dhe dy administratorë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Tregtonin celularë kontrabandë, arrestohen dy vëllezër dhe

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 vëllezër të cilët kontrabandonin aparat celurarë. Në pranga kanë rënë Ferdinand dhe Erinin Kafeja ndërsa janë arrestuar gjithashtu edhe Denis Myrteza 38 vjeç dhe Izabela Buzi 25 vjeç, të cilët administronin 2 prej këtyre dyqaneve. Si rrjedhojë polica ka sekuestruar 763 celularë, në 5 subjekte dyqane.

“Sekuestrohen 763 aparate celulare të kontrabanduara. Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër) që tregtonin aparate celulare të kontrabanduara, në 5 subjekte (dyqane), të cilat i kishin regjistruar në emër të familjarëve të tyre, për të shmangur detyrimet tatimore si dhe 2 shtetas të tjerë që administronin 2 prej dyqaneve. Shpallen në kërkim 2 shtetas që administronin 2 dyqane të tjera.Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: F. K., 38 vjeç dhe E. K., 33 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë, pronarë të 5 dyqaneve për tregtimin e celularëve. D. M., 38 vjeç dhe I. B., 25 vjeçe, administratorë të 2 prej këtyre dyqaneve, banues në Tiranë”, njofton policia.

 

Aktualitet Celularë Kontrabande