Bota20 Qershor 2022, 10:44

“Trekëndëshi fatal i vdekjes” në Budva, si u ekzekutuan anëtarët e klanit mafioz në të njëjtin vend

Shkruar nga Pamfleti
“Trekëndëshi fatal i vdekjes” në Budva, si u

Miliç Sakoviç, një nga krerët e klanit mafioz malazes “Skaljari” u ekzekutua  me plumb pas koke mbrëmjen e 17 qershorit në Budva.

Sipas Vijesti, vendi ku u ekzekutua 35-vjeçari quhet “trekëndëshi fatal i Budvës” pasi në të njëjtin vend kujtohet të kenë ndodhur shumë vrasje mafioze.  Ky trekëndësh fatal i ndodhur mes hoteleve  “Mogren” “Avala” dhe parkingut në sheshin e Diellit ishte fundi i shumë djemve të mafias.

 Viktima e parë ishte më 1 shtator 1991,  kur u vra Vlastimir Zecevic , i njohur si Micko Talijan nga Kotorri . Ai u prit në rrafshnaltën përballë degës së atëhershme JAT, pranë hoteleve Avala dhe Mogren, nga dy sulmues natën vonë, të cilët i kërkuan shokut të Zeçeviçit, Toni Pecoviçit të largohej.

Tre vjet më vonë, më 4 gusht 1994, 50 metra nga vendi ku u vra Zeçeviqi, në parkingun përballë hyrjes së hotelit Avala, u vra 27-vjeçari Boro Nedovic nga Berane  në një shpërthim shkatërrues të një Volksëagen.

Trekëndëshi i përgjakur moriviktimën e tretë më 27 shkurt 1997,  Radoslav Rako Stanišić, 48 vjeç, i njohur si Raka Dillinger, u vra nga një armë automatike pranë “Mogren” .

“Legjenda mafioze”  që u vra të shtunën në Budva duket se ndër vite kishte injoruar pralajmerimet e miqve duke mos i kushtuar rëndësi, madje edhe natën e “darkës së fundit” njëeri prej tyre e kishte vënë në dijeni për lëvizje të dyshimta afër zonës ku po darkonin.

Sakoviç është qëlluar nga një person i cili ishte ulur në tavolinën pranë tij dhe i cili nuk ishte i maskuar. Me sa duket, ai sapo është ngritur ka qëlluar disa plumba në drejtim të tij.

Policia e Beogradit ishte në kërkim të Miliq Shakoviçit me dyshimin se ai ka marrë pjesë në ekzekutimin e liderit të tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankoviç, i njohur ndryshe si Sale Mutavi, i cili u vra më 13 tetor 2016 në Beograd.

I vrari Miliç Minja Shakoviq u arrestua më 7 shkurt 2019 në Podgoricë me dyshimin se ka tentuar të vrasë dy anëtarë të klanit kriminal të Kavaçit më 27 mars 2016 në Kotorr.

Ballkani Budva Mafia Miliç Sakoviç