Dosja e zezë28 Janar 2023, 09:42

Tritani, Meksi e Meta i dhanë 50 mijë m2 truall me 0.001 lekë/m2 spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”; 22 mijë m2 janë zhvatur

Shkruar nga Pamfleti

Tritani, Meksi e Meta i dhanë 50 mijë m2 truall me 0.001 lekë/m2 spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”; 22 mijë m2 janë zhvatur

“Mëkat” që duhet ta zbardhin, ata që kanë në dorë çelësat e “Shtëpisë së perëndisë” dhe “çekiçin” e drejtësisë

Në redaksinë “Pamfleti” kanë ardhur disa dokumente, që flasin për “mëkatin” e aferës, me godinën e truallin ku prej 28 vitesh zhvillon biznesin kompania universitare, klinike, spitalore e farmaceutike “Zoja e Këshillit të Mirë” në Laprakë.

Kjo aferë me pasurinë publike, që ka kaluar në “duar të zeza” bluzash të bardha në Itali e Shqipëri, ka filluar me ish-kryeministrin Aleksandër Meksi, me Tritan Shehum kur ish-Ministër Shëndetësie dhe është finalizuar me Ilir Metën kur u bë kryeministër.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Me propozim e këmbëngulje të Tritan Shehut, qeveria e fajdeve sajoji Vendimin nr. 410, datë 6 gusht 1993, për t’i dhënë Kishës Katolike të Shqipërisë në përdorim falas pa afat, godinën e ndërtuar për Spital Urgjence e Reanimacioni dhe 50 mijë m2 truall të saj në Laprakë.

Marrëveshja është firmosur më 29 shtator 1993, nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu dhe Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëvi i Durrësit e Tiranës; me asistues formal, ish-Zv/ministrin e Shëndetësisë Besim Nuri dhe Imzot Ivan Dias, Nunci Apostolik i Shqipërisë.

Qëllimi i dhënies me qira, ishte që në atë ndërtesë të gatshme, Kisha Katolike të hapte vetëm spitalin “Zoja e Këshillit të Mirë”, i cili sipas nenit nr. 9 të marrëveshjes, do shërbente si “Shtëpi trajtimi mjekësor” human për njerëzit e varfër pa dallim feje.

Përveç godinës, iu dha në përdorim falas edhe 50 mijë m2 truall, për të krijuar mjedise në funksion të pacientëve, personelit mjekësor  dhe infrastrukturës mbështetëse në shërbim të spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Në pazar me Tritan Shehun që ishte bërë  pjesë biznesi e administrimi i qendrës “Zonja e Këshillit të Mirë”, ish-kryeministri Ilir Meta ia shiti godinën e 50 mijë m2 truall me çmim 0.001 lekë/m2, ose në total 50 (pesëdhjetë lekë).

Mirëpo kjo godinë u bë universitet me fakultet mjekësor, farmaceutik shkenca ekonomike, politike, juridike, sociale e arkitekturë, me pagesë 2340 Euro deri në 4760 Euro në vit, por dhe mjedise për biznese me qira, si dyqane farmacie, fizioterapi, qendër gjuhësh të huaja, bar-kafe,  poliklinikë e deri parkim makinash.

Por spitali “Zoja e Këshillit të Mirë”, megjithëse godina ishte gati e duhej hapur në janar 2004, u hap në 4 tetor 2022 e jo falas siç e përcakton marrëveshja, por me pagesë si te spitalet private.

Nuk e dimë nëse Ilir Metaj, ka marrë apo jo ndonjë copë tokë atje ku janë bërë vila, por dimë që në ‘hartën kadastrale” të qendrës së biznesit “Zoja e Këshillit të Mirë” ka vetëm 28 mijë m2, ndërsa 22 mijë m2 janë zhdukur; dhe brenda saj, Tritan Shehu ka 1 farmaci+ klinikë private dhe merr pagë mujore 3000 Euro.

FAKT/ Në nenin 9 të marrëveshjes, thuhet: Kisha Katolike e Shqipërisë, pronësinë e godinës dhe 50 mijë m2 truall të spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”,  do t’ia besojë “Kongregacionit të Bijve të Zojës së Papërlyer”, me seli në adresën: “Via della Luce-46 Roma”./Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare “Pamfleti” #22 mijë m2 janë zhvatur #i dhanë 50 mijë m2 truall me 0.001 lekë/m2 spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë” Aleksandër Meksi Ilir Meta Tritan shehu