Aktualitet30 Mars 2019, 11:21

Tritol e kallashnikov, shikoni arsenalit që iu gjend vëllezërve të vrarë sot në Shkodër (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tritol e kallashnikov, shikoni arsenalit që iu gjend vëllezërve

Detajet e reja për vrasjen në Shkodër, një nga vëllezërit u është kundërpërgjigjur me zjarr atentatorëve

Detaje të reja janë duke u risjellënë vëmendje për ekzekutimin e dy vëllezërve në Shkodër, mëmngjesin e sotëm.

Në vitin 2016, vëllezërve Bilali iu zbulua një arsenal i tërë armësh. Në qershor të 2016-ës Astmer Bilali u dyshua si bashkëpunëtor për një plagosje të ndodhur në Shkodër gjatë një vjedhje, pasi u ka siguruar autorëve armët pa leje.

Në atë kohë u arrestua edhe babai i tij, sot i vrarë, Astrit Bilali, 59 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën armatime të cilat i dispononte pa lejen e autoriteteve. U sekuestruan: 1 arme gjahu çifte – 1 pistoletë me mulli pa numër – 1 armë gjahu shotgan – 1 thikë dhe 25 copë fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Po ashtu, u arrestua Brahim Bilali, gjithashtu i ekzekutuar sot në atentat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën: – 3 arme zjarri kallashnikov, – 1 silenciator me ngjyrë të zezë. – 1 armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër, me silenciator , pa numër – 2 krehëra pistoletë TT dhe 3 krehëra me fishekë automatiku. – 7 kallepë tritoli 200 gram – 1 kuti me kallepë tritoli, – 10 kapsolla detonatore elektrike me përcjellësa dhe 12 kapsolla detonatore pa përcjellësa , – 23 fishekë armë gjahu kalibri 12 mm , – 190 fishekë model 56 kalibri 7.62 mm .

Aktualitet Arsenal Shkodër vrasja