
Triumf me aromë Champions për Arsenalin, mposhtin Uest Hemin në derbi dhe marrin vendin e katërt
Arsenali fitoi me rezultatin 1-2 përballë Uest Hemit, sfidën e vlefshme për javën e 35 në Premier Ligë. Me fitoren e këtyre tre pikëve, Arsenali i merr sërish Totenhemit vendin e katërt, për të tentuar një kualifikim në Champions League. Ndërsa Uest Hemi mban vendin e shtatë që të çon në Conference League, por me vetëm tre pikë më pak se Junajtid që mban pozicionin e fundit të Europa League.
Topçinjtë kaluan në avantazh të parët në minutën e 38, por panë vendasit të barazonin në minutën e 45, pa u mbyllur pjesa e parë. Ishte Gabriel që kishte ruajtur golin me vlerë tre pikë, pikërisht në minutën e 54.
Me këtë fitore, Arsenali mban vendin e 4 me 63 pikë, ndërsa Uest Hemi renditet në vendin e 7 me 52 pikë.