Aktualitet25 Janar 2019, 15:41

Tronditen ‘kokat’ e krimit dhe korrupsionit! KLGJ ndez motorrët për ngritjen e SPAK, përzgjidhen kontrolluesit e

Shkruar nga Pamfleti
Tronditen ‘kokat’ e krimit dhe korrupsionit! KLGJ ndez motorrët

Tronditen 'kokat' e krimit dhe korrupsionit! KLGJ ndez motorrët për ngritjen e SPAK, përzgjidhen kontrolluesit e gjyqtarëve (Emrat)

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka konstituuar komisionet, të cilat do të përzgjedhin gjyqtarët dhe do të menaxhojnë buxhetin, për t’i hapur rrugë zgjidhjes së ngërçit në Gjykatën e Lartë dhe gjykatat e rretheve.

Report Tv ka siguruar emrat e anëtarëve të KLGJ-së, të cilët do të jenë pjesë e komisioneve të përhershme. Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami do të jetë pjesë e Komisionit të Buxhetit sëbashku me dy kolegët e saj, Medi Bici dhe Fatmir Luli. Karriera i është besuar ish-gjyqtarit të Apelit Tiranë, Ilir Toska dhe dy kolegëve të tij, Narceka Shehu dhe Alban Toro.

Komisioni Disiplinor që do të kontrollojë shkeljet e gjyqtarëve, do të drejtohet nga Medi Bici dhe anëtarët Dritan Hallunaj e Maks Qoku. Ndërsa vlerësimi profesional dhe etika i janë besuar Brikena Ukperajt, Brunilda Kadit dhe Erjon Muharremajt.

Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të përcaktojë në mbledhjen e radhës edhe hapat që do të cojnë në përzgjedhjen e gjyqtarëve të lartë. 

Aktualitet drejtesia e re KLGJ Korrupsioni SPAK