Bota 9 Tetor 2018, 18:37

Tronditëse, vetëvritet lideri i opozitës në mes të kryeqytetit (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
Tronditëse, vetëvritet lideri i opozitës në mes të

Tronditëse, vetëvritet lideri i opozitës në mes të kryeqytetit (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur politikën e Venezuelës, teksa është vetëvrarë lideri i opozitës. Lajmi është bërë i ditur nga prokurori i Përgjithshëm, Tarek William Saab, i cili ka thënë se këshilltari në bashkinë e kryeqytetit dhe njëherësh lider i opozitës, Primero Justicia (PJ), është vetëvrarë, teksa ishte i burgosur në qendrën e shërbimeve inteligjente venezueliane, Sebin.

Në një interviste telefonike me tv e shtetit Vtv Saab ai ka shtuar që Fernando Alberto Alban po hetohej për tentativën e atentatit në gusht ndaj presidentit Nicolas Maduro’.

Arrestimi i tij pa një mandat prokurorie, ishte denoncuar në një komunikatë dy ditë më parë nga Pj. Sipas informacioneve paraprake që vijnë nga Sebin, Alban ka kërkuar të shkojë në tualet dhe kur ka qenë brenda ka hapur dritaren dhe është hedhur nga kati i 10-të i godinës.

Bota lideri i opozites Primero Justicia venezuela