Politike27 Tetor 2018, 13:11

Tronditet ‘banda politike’ e Tiranës, Rama shpërthen në të qeshura në Lushnje

Shkruar nga Pamfleti
Tronditet ‘banda politike’ e Tiranës, Rama shpërthen

Tronditet 'banda politike' e Tiranës, Rama shpërthen në të qeshura në Lushnje

Ditën e sotme Tirana u trondit nga lajmi i papritur për dorëheqjen e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, por kjo duket se nuk e ka shqetësuar aspak kryeministrin, Edi Rama i cili duket se po ‘hedh valle’ në Lushnje.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në qytetin e Lushnjes për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste. Pas fjalës së tij, ai vijoi me dhënien e kartave dhe u tha të pranishmëve se kur të hyni në parti gjërat janë ndryshe.

“S’ka më liri absolute po hytë në parti. Edhe unë kur hyra në parti hoqa dorë nga ideja për të dalë nudo. Se s’mund të dilja ashtu. Je i lirë po kjo s’do të thotë se mund të dalësh në rrugë e t’i gjuash me gurë njerëzve,”-tha Rama ndërkohë që salla u përfshi nga të qeshurat.

Politike Batuta Edi Rama