Bota28 Janar 2022, 13:58

Tronditet Franca/ I qëlluar me thikë dhe i vendosur brenda një valixheje, gjendet i pajetë në koshin e plehrave 10-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet Franca/ I qëlluar me thikë dhe i vendosur brenda një valixheje, gjendet i pajetë në koshin e plehrave 10-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë. Një fëmijë 10-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një valixheje. Trupi i fëmijës i vendosur në valixhe ishte hedhur në një kosh plehrash. Ndërkohë e dyshuara kryesore nga policia për këtë ngjarje është nëna e 10-vjeçarit.

Brenda shtëpisë ku jetonin janë gjetur gjurmë gjaku. Sakaq denoncimin në polici për zhdukjen e 10-vjeçarit është bërë nga bashkëshorti i 33-vjeçares.

Menjëherë pas denoncimit, policia dhe ekipi i zjarrfikësve kanë nisur kërkimet. Pas disa orësh zyrtarët gjetën një valixhe ku ishte edhe fëmija i vdekur, cili kishte plagë të shumta që dyshohet se janë bërë me thikë.

Megjithatë pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes . Ndërkohë 33-vjeçarja e cila ishte larguar nga banesa pa asnjë njoftim dhe pa marrë sendet e saj personale është arrestuar nga policia dhe ndodhet në ambientet e paraburgimit.

Hetimet ende vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se çifti kishte nisur procesin e divorcit, por ende jetonin bashkë.

Un enfant retrouvé mort dans une valise en Seine-et-Marne pic.twitter.com/J8gZL2ywVo

— BFMTV (@BFMTV) January 28, 2022


smile

Bota 10 vjecari francë