Aktualitet14 Nëntor 2018, 11:45

Tronditet Shkodra, ekzekutohet me breshëri plumbash një person, rëndë një tjetër

Shkruar nga Pamfleti
Tronditet Shkodra, ekzekutohet me breshëri plumbash një person,

Tronditet Shkodra, ekzekutohet me breshëri plumbash një person, rëndë një tjetër

Qyteti i Shkodrës është tronditur mesditën e sotme nga një krim i dyfishtë. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” ndërsa i plagosuri është dërguar nga persona të tjerë me plagë dhe i gjakosur në spital. Më pas mjekët kanë njoftuar policinë për ngjarjen.

Paraprakisht dyshohet se personi është qëlluar me breshëri plumbash. Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje dëshmitarët për të zbardhur krimin. Në qytet janë ngritur postblloqe më kapjen e personave të dyshuar apo me armë.

Aktualitet vrasje ne shkoder