
Tronditet Turqia/ “Fillimi i fundit për Sulltanin, Erdogan?”
Tashmë zgjedhje lokale në Turqi janë kthyer në një mister. Nuk duhet ende kush ka fituar. Recep Tayyip Erdogan që dukshëm ka mbledhur më shumë vota në të gjithë Anadollin apo opozita që ka triumfuar në qytetet më të mëdha? Për goditjen finale duhet të priten edhe ato pak vota që kanë mbetur për tu numëruar në Stamboll ku janë pa u hapur vetëm 84 kuti. Bëhet fjalë për një grusht votash, vetëm disa mijëra, por si konservatorët islamikë të Erdogan ashtu edhe socialdemokratët në opozitë kanë shpallur fitoren.
Trilleri ndodhi gjatë natës në një beteje kokë më kokë mjaft emocionuese që papritur pa kandidatin e opozitës, Ekrem Imamoglu, të marrë terren votë pas vote mbi ish-kryeministrin Binali Yildirim, një besnik i Sulltanit. Dhe ndërsa parakalimi dukej se u materializua dhe ndërsa “skeptri” i fitores po anonte nga sfiduesi opozitar, Yildirim u shfaq në TV duke deklaruar: “Kemi fituar Stambollin. Faleminderit të gjithëve”. Menjëherë panik. Kontestime. Menjëherë u bllokua numërimi votave kur ishin hapur 99.75% e tyre.
Numërimi nisi në mëngjes, por u bllokua sërish. Janë vetëm pak fletë për tu numëruar, por që duken decizive pasi diferenca mes kandidatëve është mjaft e vogël. Në krye është opozitari Imamoglu me 48.79% të votave i ndjekur nga Yildirim me 48.51%. Dhe nëse, siç duket edhe nga të dhënat Partia Republikane do të triumfojë edhe në Stamboll, metropolin e Bosforit, zemra ekonomike dhe kulturore e vendit pasi ka marrë tashmë kryeqytetin Ankara, Smirnenë, Antalyan, si dhe 7 qytete të tjera nga 12 më të mëdhatë e Turqisë, humbja do të ishte një tërmet i vërtetë për Erdogan, citon lapsi.al. Presidenti që ka në dorë të gjitha pushtetet ka marrë 57% të votave kombëtare në krahasim me 37% të opozitës, por humbja e qyteteve më të mëdha do ta bënte fitoren mjaft “të hidhur”.
“Për të është fillimi i fundit” – thonë disa. Mëngjesin e kësaj të hëne laikët kanë nisur festën kudo. “Jam e entuziazmuar” – thotë Meltem, një menaxher në Besiktas që shton: “një ndryshim në Turqi është ai që na duhet. Mjaft më me gënjeshtra”.
“Situata ekonomike duhet të ndryshojë” – shton Abdullah, punonjës – “më keq se tani gjërat nuk mund të shkonin për vendin. Kemi humbur gjithçka. Është vërtet momenti për një ndarje me të kaluarën”.
Por Erdogan, i tërhequr në një qoshe ka thirrur menjëherë zgjedhjet e përgjithshme për tu mbajtur në 2023-in, citon lapsi.al. Ai qëndron në pushtet prej vitit 2002 dhe ka marrë shumicën në të gjitha zgjedhjet. Presidenti asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në zgjedhjet lokale, por Erdogan tha se po shqyrton ankesat për parregullsi. Madje edhe në Ankara ku fitorja e kandidatit të opozitës Mansur Yavas ishte mjaft e qartë me më shumë se 4% të votave nga kandidati i Sulltanit.