Aktualitet 6 Maj 2018, 06:56

Tropojani i fshehur pas ”fustanit” të gruas mbetet në ‘duart’ e Krimeve të Rënda. Pas tij fshihet nj

Shkruar nga Pamfleti
Tropojani i fshehur pas ”fustanit” të gruas mbetet në

Deklarata e fortë e Ramës, zbulon kush fshihet pas kuintaleve të kokainës fshehur në banane

Dosja e 613 kg kokainë të sekuestruar në Maninas të Durrësit do të mbetet te Krimet e Rënda.

Edhe pse pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i jep Krimeve të Rënda kompetencat lëndore të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion deri në krijimin e saj, dosja u duk se do të transferohej në Durrës, por, në fakt, nuk ka ndodhur kështu.

Krimet e Rënda do të vazhdojnë hetimet për trafikun e kokainës, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

Pronari i “Arbri Garden”, firmës që kishte porositur kontenierin me banane nga Kolumbia, ku edhe u gjet droga, u arrestua dy ditë më parë në Gjermani dhe tashmë pritet të ekstradohet.

Por Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon fort se ai nuk është i vetëm në këtë trafik.

Persona të tjerë, që jetojnë jashtë Shqipërisë dyshohet se kanë dorë në trafikimin e 613 kg kokainë me kontenierin e bananeve.

Porositësi i kontenierit, Arbër Çekaj, pritet që të ekstradohet brenda muajit në Shqipëri dhe të merret në pyetje për drogën. Më herët, ai e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë trafik dhe premtoi se do të kthehej të përballej me drejtësinë. Por kjo nuk ndodhi dhe ai u arrestua nga Policia gjermane dy ditë më parë. Kanë qenë disa agjentë shqiptarë që kanë shkuar në Gjermani për të asistuar në operacion.

Çekaj kishte ndërruar edhe mbiemrin dhe kishte marrë atë të së shoqes së tij daneze. Në Shqipëri, janë arrestuar shoferi i kamionit që transportonte kontenierin në magazinën e Maminasit, si edhe menax heri i firmës “Arbëri Garden”./Panorama

Aktualitet Arbër Çekaj Krimet e Rënda