Bota 4 Dhjetor 2018, 11:56

Trump “hedh pas” krahëve mëritë me familjen Bush, së bashku me Melaninë homazhe para trupit të ish-Presidentit

Shkruar nga Pamfleti
Trump “hedh pas” krahëve mëritë me familjen Bush,

Trump “hedh pas” krahëve mëritë me familjen Bush, së bashku me Melaninë homazhe para trupit të ish-Presidentit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania, bënë homazhe para trupit të ish-presidentit amerikan, George HW Bush, i cili po qëndron në Kongresin amerikan.

Trump bëri një vizitë të shkurtër në ndërtesë, ku publiku mund të vizitojë arkivolin deri të mërkurën, kur edhe është funerali.

Trump, në të kaluarën, është përplasur me familjen Bush, por ai pritet të ndjekë shërbimin funeral. 

Bush, i cili vdiq të premten në moshën 94-vjeçare, do të varroset në shtetin e tij, Teksas.

Ai ka shërbyer si presidenti i 41-të i SHBA-së nga viti 1989 deri më 1993./REL

Bota Donald dhe Melania Trump George H.W. Bush ish-presidenti amerikan