Bota10 Nëntor 2022, 11:42

Trump “jashtë kontrollit”, fajëson Melaninë për humbjen në Pensilvani

Shkruar nga Pamfleti
Trump “jashtë kontrollit”, fajëson Melaninë për

Trump “jashtë kontrollit” fajëson Melaninë për humbjen në Pensilvani

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar i fostruar për humbjen e kandidatit republikan në Pensilvani. Sipas gazetares së New York Times, Maggie Haberman, Trump e kaloi mëngjesin pas zgjedhjeve duke iu kundërvënë të gjithë atyre që i dhanë këshilla të këqija për kandidatët që ai mbështeti në betejat kryesore që dështuan.

Shpërthimit emocional të Trump nuk i ka shpëtuar as bashkëshortja Melania, e cila insistoi që ish-presidenti të mbështeste në zgjedhje mjekun e famshëm turko-amerikan dhe mikun e Recep Tayyip Erdogan, Mehmet Oz. Intuita e saj rezultoi një dështim, pasi kandidati republikan u mund në betejën për të përfaqësuar Pensilvaninë në Senat.

Trump po “u bërtiste personave pranë tij pas rezultateve zhgënjyese të mbrëmshme për republikanët”, sipas këshilltarit të tij. Vetë ish-presidenti amerikan, megjithatë, pohoi në një intervistë me Fox News Digital të mërkurën se raportet se ai ishte “i zemëruar” pas rezultateve afatmesme nuk ishin të vërteta.

“E kundërta është e vërtetë”- tha Trump, “njerëzit që kam mbështetur kanë bërë të pamundurën.”

Trump vazhdoi të lavdërojë disa nga kandidatët që ai mbështeti, duke përfshirë Senatorin e Iowa-s, Chuck Grassley dhe Senatorin e Floridës, Marco Rubio. Të dy ishin favoritë përpara se Trump t’i mbështeste. Trump tha gjithashtu fjalë të mira për Mehmet Oz, i cili u mund nga senatori në Pensilvani nga John Fetterman.

Oz punoi shumë, por kishte forca kundër tij”- tha Trump, duke shtuar se: “Oz është një djalë i mrekullueshëm.”

Bota Trump zgjedhjet në SHBA