Bota18 Prill 2018, 17:04

Trump konfirmon takimin sekret të drejtorit të CIA-s, Mike Pompeo-Kim Jong Un në Phenian

Shkruar nga Pamfleti
Trump konfirmon takimin sekret të drejtorit të CIA-s, Mike Pompeo-Kim

Trump konfirmon takimin sekret të drejtorit të CIA-s Pompeo-Kim Jong Un në Phenian

Presidenti i SHBA Donald Trump konfirmoi të mërkurën se drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka patur një takim sekret në Phenian me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Takimi shkoi shumë mirë dhe u krijua një marrëdhënie e mirë,” tha Presidenti Trump në Twitter.

“Hollësitë e Samitit janë duke u përpunuar.

Denuklearizimi do të jetë një gjë e mirë për botën, por edhe për Korenë e Veriut!” shkruante ai.

Presidenti Trump tha dje se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut “kanë patur bisedime në nivelin më të lartë” por pa dhënë hollësi, raporton voa.

Gazeta Washington Post, e njoftoi e para takimin mes zotit Pompeo dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut.

Shefi i CIA-s ishte në Phenian gjatë fundjavës së Pashkëve, pak pasi ishte emëruar për postin e Sekretarit të Shtetit.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha se Presidenti Trump dhe udhëheqësi koreano-verior nuk kanë folur drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.

“Presidenti  Trump ka në plan të takohet me Kim Jong Un-in në fillim të qershorit.

Me këtë synim Koreja e Veriut do t’i japë fund programit të saj të armëve bërthamore, që përbën një kërcënim në rritje për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në rajon”.

Bota CIA Kim Jong-Un Koreja e Veriut Mike Pompeo Takim sekret