Bota 1 Shkurt 2019, 08:51

Trump: Tërhiqemi nga Afganistani, vetëm nëse arrihet marrëveshja

Shkruar nga Pamfleti
Trump: Tërhiqemi nga Afganistani, vetëm nëse arrihet

Trump: Tërhiqemi nga Afganistani, vetëm nëse arrihet marrëveshja

Presidenti i Amerikës, Donald Trump paralajmëron se do të heqi trupat amerikan ushtarak nga Afganstani, nëse do të arrihet një marrëveshje paqe me talebanët, e cila synon ti japë fund konfliktit 17-vjeçar.

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për pajtimin e Afganistanit Zalmay Khalilzad, gjatë bisedimeve në Doha, tha se palët kanë rënë dakort “në parim” me një kornizë sipas të cilës kryengritësit janë të detyruar të parandalojnë që grupe si al-Kaida dhe Shteti Islamik, të përdorin tokën afgane për sulme kundër Amerikës, aleatëve të saj si dhe fqinjëve të Afganistanit.

Në këmbim të kësaj SHBA do të tërheq trupat e saj nga vendi, në rast se do të zbatohej armëpushimi  me qeverinë afgane.

Komentet e zoti Trump në Shtëpinë e Bardhë vijnë disa ditë pasi Uashingtoni dhe grupi kryengritës kanë rënë dakord mbi një projekt-kornizë të një marrëveshjeje paqeje që synon t’i japë fund konfliktit 17-vjeçar afgan.

Talibanët thotë se të dyja palët janë të vendosura të vazhdojnë bisedimet muajin e ardhshëm, ndërkohë që grupi kryengritës po mban bisedime me zyrtarët amerikanë

Bota Afganistan Trump Ushtria