Bota10 Gusht 2022, 17:28

Trump thirret në prokurori pas bastisjes së banesës, përdor Amendamentin e Pestë për të shmangur marrjen në pyetje

Shkruar nga Pamfleti

Të hënën, FBI ekzekutoi një urdhër kontrolli në Mar-a-Lago, rezidencë e ish presidentit Donald Trump në Florida si pjesë e një hetim për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.

Një ditë më pas, gjykata federale e apelit mohoi përpjekjen e gjatë të Trump për të bllokuar komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve, për marrjen e deklaratave të tij tatimore.

Ndërkohë ish presidenti u pa të dilte nga Trump Tower të mërkurën në mëngjes për tu paraqitur në zyrën e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut për tu marrë në pyetje.

Ish-presidenti bazuar në të drejtat e parashikuara në Amendamentin e Pestë nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut ditën e sotme.

Nën këshillën e avokatit tim dhe për të gjitha arsyet e mësipërme, nuk pranova t’u përgjigjem pyetjeve në bazë të të drejtave dhe privilegjeve që i jepen çdo qytetari sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara“, tha Trump në një deklaratë.

Mësohet se Trump ishte këshilluar nga avokatët e tij që të mos ju përgjigjej pyetjeve për shkak të rrezikut të mundshëm ligjor me të cilin mund të përballej ai, shprehen për CNN njerëz të njohur me këtë çështje.

Ish-presidenti dhe Organizata Trump kanë mohuar çdo akuzë, për më tepër Trump i ka quajtur këto hetime të iniciuara politikisht.

Tani e di përgjigjen për këtë pyetje. Kur familja juaj, kompania juaj dhe të gjithë njerëzit në orbitën tuaj janë bërë objektiv i një gjueti shtrigash të pabazuar, të motivuar politikisht, të mbështetur nga avokatët, prokurorët dhe mediat e lajmeve të rreme, ju nuk keni zgjidhje”, tha ish-Presidenti në deklaratën e tij ditën e sotme.

Trump gjithashtu akuzoi dhe dënoi ashpër Prokuroren e Përgjithshëm të Nju Jorkut për aprovimin e nisjes së hetimit ndaj tij.

Bota Prokurori thirret Trump