Bota11 Nëntor 2022, 18:56

Trupat e Ukrainës futen në Kherson, qytetarët i presin me këngë dhe valle

Shkruar nga Pamfleti

Trupat e Ukrainës kanë hyrë në qytetin kyç të Khersonit të premten, tha ushtria e saj, ndërsa banorët e ngazëllyer valëvitnin flamujt ukrainas pas një tërheqjeje të madhe ruse.

Ky veprim e vendos Kievin në prag të arritjes së një prej fitoreve të tij më domethënëse të luftës dhe i jep një goditje të hidhur Presidentit Vladimir Putin, i cili vetëm një muaj më parë e shpalli Kherson një pjesë të Rusisë.

Videot e shpërndara nga zyrtarët e qeverisë ukrainase në mediat sociale treguan skena të civilëve që ishin gati nëntë muaj nën pushtim duke brohoritur ardhjen e një kontigjenti të trupave ukrainase. Ata kanë festuar me këngë e valle.

Më herët në mëngjes Rusia kishte thënë se tërheqja e forcave të saj përtej lumit Dnipro kishte përfunduar.

“Kherson po kthehet nën kontrollin e Ukrainës, njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës po hyjnë në qytet”, tha agjencia e inteligjencës ushtarake ukrainase në një deklaratë.

Ushtria më vonë paralajmëroi se Rusia po përgatitej të godiste qytetin nga pozicione të reja përtej lumit.

Ata pak banorë që kanë mbetur në Kherson kanë duruar shtetrrethimin, mungesën e mallrave, luftën partizane dhe një fushatë intensive për t’i detyruar ata të bëhen qytetarë rusë.

Për muaj të tërë, banorët e intervistuar nga gazetarët kanë treguar histori të miqve të rrëmbyer, fëmijëve të dëbuar ilegalisht, të afërmve të torturuar dhe vrarë. Dëshmitë e abuzimeve të të drejtave të njeriut janë shfaqur kur rusët janë tërhequr diku tjetër.

Liberated Kherson singing Chervona Kalyna, a song that was banned for nine months. No electricity — Russia destroyed the power lines before leaving. pic.twitter.com/EhCIpMlYtw

— Yaroslav Trofimov (@yarotrof) November 11, 2022

Bota #Kherson Lufta Ukrainë.