Aktualitet 9 Maj 2019, 11:55

Trupi pa jetë i Zarife Hasanaj niset nga Letonia, Olta Xhaçka ngushëllon familjen

Shkruar nga Pamfleti
Trupi pa jetë i Zarife Hasanaj niset nga Letonia, Olta Xhaçka

Mediat nga Letonia kanë njoftuar se trupi pa jetë i Zarife Hasanaj është nisur nga Letonia përmes një ceremonia madhështore. Më herët trupat ushtarake kanë formuar mbiemrin e saj më trupat e tyre të rrjeshtuara sipa germave “HASANAJ” Në bazën “Camp Adazi” në Letoni, pak më parë u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.

Ndërsa me tu kthyer nga Letonia, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka vizituar familjen e nëntetares  Zarife Hasanaj. Përpara familjarëve të Saj ajo është shprehur se dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do të keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes humbje e madhe për të gjithë ne. Zarife Hasanaj shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

 

Aktualitet