Aktualitet25 Janar 2019, 17:14

Tsipras dhe Zaev ia dalin, mesazhet e Bashës dhe Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Tsipras dhe Zaev ia dalin, mesazhet e Bashës dhe Ramës

Tsipras dhe Zaev ia dalin, mesazhet e Bashës dhe Ramës

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, kanë reaguar kreu i qeverisë Rama dhe kreu i opozitës Lulëzim Basha.

Kryeministri Rama, si dhe njëherazi ministër i Jashtëm, ka përshëndetur miratimin e Marrëveshjes së Prespës nga ana e parlamentit grek.

Rama iu shprehu respektin dhe urimet e tij për këtë marrëveshje të cilën ai e quan historike.

Sërish respekte dhe urime për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për marrëveshjen e tyre historike dhe dhënien fund të konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ishte e vështirë dhe do të prodhojë ende politikë të vjetër lokale por është realizuar shumë mirë miqtë e mi”, shkruan kreu i qeverisë Rama.

Po ashtu, kreu i opozitës, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetin e tij social, shkruan se kjo marrëveshje i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut.

Përshendes ratifikimin e marrëveshjes së Prespës nga parlamenti helen që i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit“, shkruan Basha.

Aktualitet Tsipras Zaev