Sport 1 Dhjetor 2018, 14:09

Tuchel merr masa ndaj ekipit, s’ka më duhan për PSG

Shkruar nga Pamfleti
Tuchel merr masa ndaj ekipit, s’ka më duhan për PSG

PSG arriti një fitore të madhe kundër Liverpool-it në Champions 2-1, por trajneri Thomas Tuchel ka marrë masa të reja të ashpra për qendrën stërvitore të ekipit të tij. 

Ai ka vendosur të heq pirjen e duhanit brenda qendrës stërvitore të ekipit. Tuchel u ul në verë në stolin e PSG, ndërsa vuri re në fillim se cigarja konsumohej pa problem dhe brenda qendrës së ekipit. Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer dhe gjermani ka vendosur t’i thotë stop.

Një masë e marrë për të mirën e ekipit dhe shëndetit të lojtarëve. Ata që e konsumojnë duhanin, mund të vazhdojnë ta bëjnë, por jo më përpara Tuchel-it…

 

Sport PSG Thomas Tuchel